Veliaj: Ky qytet është produkt i heronjve

schedule13:59 - 9 Mars, 2019

schedule 13:59 - 9 Mars, 2019

Nisma e Bashkisë së Tiranës për dhurimin e pemëve nga qytetarët në data të veçanta duket se po gjen mbështetje të madhe nga ana e tyre. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se po të vazhdohet me këtë ritëm, do të thyhet rekordi i mbjelljes së 100 mijë pemëve.

Duket se banorët e kryeqytetit janë ndërgjegjësuar dhe po i bashkohen gjithnjë e më shumë fushatës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve. E radhës ishte Vasilika një pensioniste e cila mbjelli pemë pë nipërit e saj.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë: “Jam shumë mirënjohës për Vasilikën, ish-punëtorja e përkushtuar e Arkivës, sot në pension, që i kujton fëmijët e nipërit me mbjelljen e  këtyre pemëve. Pak minuta më parë, një grup nga komuniteti ndërkombëtar që jeton në Tiranë, mbolli një pemë për një kolegen e tyre norvegjeze që kishte ndërruar jetë, dhe pak më përpara, dy binjakë për ditëlindjen e tyre mbollën një pemë”.

Kryebashkiaku Veliaj teksa shprehu bindjen për thyerjen e rekordit të vitit të shkuar në mbjelljen e pemëve, ftoi qytetarët që për festa apo për çdo datë të shënuar për ta, të dhurojnë një pemë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë: “Jam i bindur se po të vazhdojmë me këtë ritëm, jo vetëm do i kalojmë 100 mijë pemët që kishim planifikuar për këtë vit, por do vendosim edhe një standard të ri. Kemi përpara edhe Ditën e Verës, një arsye më shumë për të mbjellë pemë”.

Shumë qytetarë të Tiranës kanë zgjedhur të mbjellin pemë për të kujtuar data të veçanta në jetën e tyre, si ditëlindje apo përvjetorë, duke kontribuar edhe në gjelbërimin e qytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!