Veliaj, kolateral i SPAK?/ Karamuço: Pas ikjes së amerikanëve, Prokuroria e Posaçme bëri mbledhje. Pak ditë pas saj, u arrestua kryebashkiaku

schedule20:25 - 27 Mars, 2025

schedule 20:25 - 27 Mars, 2025

Në tryezën e diskutimit në ‘Real Story’ ishte ardhja e OPDAT në Shqipëri në një vizitë speciale në SPAK.

Për ekspertin  Karamuço, pas ikjes së amerikanëve në Prokurorinë e Posaçme pati një mbledhje që u arrit vazhdimi i punës së SPAK si një institucion, ku pak ditë pas saj u arrestua Veliaj.

“Nuk e themi dot këtë por mund të spekulojmë deri diku që mund të ishte një kartëvizitë e mirë për qeverisjen amerikane, mbasi kanë ikur amerikanët pati një mbledhje në Prokurorinë e Posaçme.

Përshpejtimi i proceseve që nxiteshin nga amerikanët nisi të frenohej. Nga kjo mbledhje u arrit që do të vazhdojmë si një institucion dhe vetëm goditje me dosjet që kemi dhe të tregojmë që jemi një institucion dhe pak ditë pas saj ndodhi arrestimi i Veliajt.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!