“Veliaj ka solidaritetin tonë”, Çupi replikon me Koçin: Nëse nesër shkoj në burg, me këtë shprehje nuk ke si më fyen më shumë

schedule21:23 - 12 Shkurt, 2025

schedule 21:23 - 12 Shkurt, 2025

Në emisionin “Real Story”, në ABC News, ndërsa foli për arrestimin e Erion Veliajt, deputeti Petro Koçi, u shpreh se kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin.

“Do rakordohet në institucionet e partisë, sidomos duke angazhuar ekspertë që lidhen me fushën. Nuk mund ta konfirmoj. Por nëse kjo quhet ankesë, ne po ankohemi të fundit. Ka raste të tilla plot, të cilat kërkojnë reflektim, por mendoj që institucionet që janë kontrolluese brenda këtij sistemi duhet të fuqizohen. Institucioni i kontrollit të drejtësisë, duhet të jetë më aktiv. Erioni solidaritetin tonë e ka”, tha Koçi.

Gjatë kësaj bisede, analisti Frrok Çupi, ka replikuar me deputetin Koçi, ndërsa i është përgjigjur se një qëndrim të tillë e konsideron fyerje.

“Po të shkoj në burg nesër dhe të thuash jam solidar me ty, nuk ke si të më fyesh më shumë. Çfarë do të më sjellësh, duhan, sanduiçe”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!