Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Veliaj, i vetëm përballë… shkarkimit/ Kryebashkiaku mund ta kundërshtojë në Kushtetuese

schedule14:59 - 14 Shtator, 2025

schedule 14:59 - 14 Shtator, 2025

SHQIPËRI- Nga qeveria e re tek zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Java e re është vendimtarja për politikën shqiptare. Zhvillimi më i rëndësishëm, fati i ri i kryeqytetit. Durimi u sos, Veliaj nga burgu nuk e jep dorëheqjen ndonëse ka 8 muaj i izoluar, por një ditë pasi SPAK çoi dosjen e tij për gjykim, kryeministri Rama kërkon shkarkimin, paralel edhe pasardhësen, Ogerta Manastirliun.

Topi tashmë është në fushën e këshillit bashkiak. Nuk priten kundërshtime, pasi më në fund si socialistët dhe demokratët bien dakord se Veliaj duhet të shkarkohet menjëherë.

Sipas nenit 62 të ligjit për vetëqeverisje vendore, një kryebashkiak nëse nuk paraqitet 3 muaj në detyrën, propozohet për shkarkim nga keshilli bashkiak.

Veliaj në këtë rast ka mbetur i vetëm, dhe nuk ka mundësi ti shpëtojë shkarkimit, por mund ta kundërshtojë. Nëse avokatët e tij e ccojnë shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Kjo mund të sillte edhe shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet, për pak kohë.

Nga ana tjetër, zgjedhjet e parakohshme jo vetëm në Tiranë, por dhe në 5 bashki të tjera i njofton Këshilli i Ministrave.

Por deri më tani nuk kemi një qeveri të re. Të vetmit të dekretuar nga Presidenti janë kryeministri Rama dhe ministrja AI, Diella. 16 të tjerët po presin dërgimin e propozimeve nga kryeministri Rama drejt Presidencës për verifikim e dekretim.

Afati qëndron deri para seancës së ardhshme parlamentare gjatë kësaj jave. Me dekretimin e tyre nga Presidenti, do të mblidhet Kuvendi në një seancë maratonë për të diskutuar e miratuar emër për emër ministrat e dekretuar.

Një ditë pas seancës parlamentare, kryeministri dhe 16 ministrat e tjerë do të betohen në Presidencë dhe më pas do të kthehen në kryeministri për të mbajtur mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeverisës. Aty pritet edhe zyrtarisht shpallja e zgjedhjeve të parakohshme të Tiranës.

Kurse Kuvendi i ri nis  këtë të hënën. Kreu i ri i grupit parlamentar socialist, ndonëse drejton një grup prej 83 deputetësh, do të zhvillojë një takim me tre kryetarë grupesh parlamentare opozitare.

Të tre vijnë nga e njëjta listë koalicioni, Gazment Bardhi, Tedi Blushi e Fatmir Mediu, por tkurrja e opozitës vetëm sa shton kryetarët, si strategji kjo e doktorit, për të fituar më shumë kohë parlamentare, takime, dieta dhe sigurisht para./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!