Ditën e sotme ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ditëlindjen.
Në këtë ditë të shënuar nuk ka munguar një urim i veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Përmes një fotografie që postoi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se Thaçi është luftëtari për lirinë dhe përparimin e Kosovës.
“Gëzuar ditëlindjen Hashim Thaçi, Presidentit dhe luftëtarit për lirinë dhe përparimin e Kosovës”, shkruan Veliaj.
Më herët, kryebashkiaku Veliaj e ka vizituar Thaçin edhe në burgun e Hagës./abcnews.al