Ish deputeti Dashnor Sula thotë se Erion Veliaj i është bashkuar Sali Berishës, kundër Edi Ramës, për të shpëtuar veten nga drejtësia.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Sula u shpreh se ata do godasin Ramën, për të shpëtuar nga situata ligjore ku ndodhen.
Sula shtoi se pyetjet e deputetëve të PD në Kuvend për Altin Dumanin, ishin për hallet e Sali Berishës.
“Për shkak të 15 viteve si prokuror dhe 20 viteve në politikë, unë shoh një paralelizëm, si në rastin e bandave kundërshtare, të vogla, të fuqishme, kundrejt një bande më të fuqishme, që lënë mëritë, kanë luftuar njëri-tjetrin, tani e kuptuan që do pushojnë luftën. Këtë luftë të pushuar, do e bëjmë ndaj kreut të bandës më të fuqishme. Te pjesa politike, të gjithë kundërshtarët politikë, përfshirë babain, zoti Berisha, përfshirë Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, do bashkohen. E kuptojnë që i vetmi njeri që këto mund të shpëtojnë, është të godasin Edi Ramën. Kush nuk e kupton këtë, është budalla politik. Bashkimi, po bëhen të gjithë bashkë për të sulmuar Edi Ramën. Rama nuk po godet. Unë nuk e besoj një gjë të tillë. Nuk është SPAK në duart e Ramës. Por ka segmente, ka tendenca. Edhe nga ana e opozitës. Seanca e djeshme është një turp për parlamentarizmin shqiptar. Të gjithë mendonin për hallin e vet. E turpshme.”, theksoi ai./abcnews.al

