Kryebashkiaku Erion Veliaj mohon hapjen e portave të digës së Bovillës për të cilat opozita tha se ishin shkaku i përmbytjes së disa zonave në Tiranë. Niveli i liqenit sipas tij është nën kuotën maksimale.
“Një qytetar që nuk e kupton si funksionon ujësjellësi ka të drejtë të mërzitet, por nuk u lejohet kjo atyre që deri dje kanë menaxhuar qytetin. Ne të gjithë e kuptojmë që Bovilla nuk është hapur, se që të hapet, së pari duhet të kapë nivelin maksimal, që ende s’e ka kapur. Së dyti, ka një protokoll ku i pari që njoftohet është kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe i Kamzës, kështu që nuk mund të jetë hapur pa kaluar protokolli në këto dy bashki. Së treti, edhe nëse hapet, nuk kalon fare në anën tjetër të Tiranës, sepse kemi një lum që na ndan në mes. Le të mos hapim panik. Ata që menaxhuan shtetin shqiptar dhe dështuan në mënyrë mizerabël vitet që ndodhi kjo katrahurë në Shqipëri me ndërtimet dhe me shërbimet publike, s’kanë të drejtë të flasin tani”
Nderkohe situata ne liqeni deklaroi kryetari i bashksie po shkon drejt permiresimit edhe sa i perket nivelit te turbullires se ujit, arsye qe detyroi stakimin e impiantit te perpunimit. Veliaj garantoi qytetarët për normalizimin e situatës me furnizimin me ujë brenda dites se shtune.
“Sot balta po dekandon, po i afrohemi parametrave ku mund të bëjmë filtrim normal të ujit dhe brenda ditës së sotme, Tirana do të kthehet në normalitet. Një pjesë e qytetit tashmë është stabilizuar. Na kanë ngelur dhe 4-5 lagje të tjera dhe besoj se përpara se të mbyllet dita sot, do të kemi stabilizuar gjithë situatën e ujit në Tiranë. Dua t’ju shpjegoj që filtrat e Bovillës filtrojnë ujin dhe në momentin që uji është i gjithë me llucë, ato bllokohen. Bllokimi i një filtri të Bovillës shkakton një muaj ndërprerje me ujë të Tiranës. Kemi vendosur diçka të vështirë, por diçka të drejtë”
Deklaratat kryetari i bashkise i beri ndersa iu bashkua grupit te vullentareve te cilet paketonin ushqime dhe veshje në magazinën e Rezervave të Emergjencës ngritur ne Farkë nga bashkia, per tjua shperndare me pas familjeve ne nevoje. Bashkia thote se me ndihmën e rrjetit të vullnetarëve ndihma iu derguan familjeve në zonën e ish Institutit, në Njësinë 8, në Njësinë 4 pranë Bregut të Lumit dhe në Njësinë 6./abcnews.al