Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen sot koncertit fantastik në sheshin “Skënderbej”.
“Ftesë për të gjithë shqiptarët; një koncert FANTASTIK na pret këtë mbrëmje të 29 Nëntorit! Të gjithë n’shesh të festojmë NATËN E BARDHË, së bashku me artistët e mëdhenj të skenës. Sheshi “Skënderbej”, ora 18:30.’, shkruan Veliaj.
Nata e Bardhë do të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë, ku për herë të parë do të bëhen bashkë për një natë të paharrueshme.
Muzika do të fillojë në orën 18:00 me Dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë do të ngjiten këngëtarët./abcnews.al