Veliaj: FSHF e angazhuar në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj

schedule14:26 - 24 Janar, 2022

schedule 14:26 - 24 Janar, 2022

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me pwrgjimin e publikuar nga Federata Shqiptare të Futbollit për mbledhjen e djeshme të anëtarëve të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj thekson se u FSHF në vend të garantimit të barazisë së garës, ka zgjedhur rrugën e përgjimeve dhe të shantazhit për të ruajtur pozitat e Armando Dukës.

Veliaj sqaron se Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, ndaj askush nuk duhet të ngatërrojë përkatësinë e tij në PS me përfshirjen që i takon si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga FSHF-së.

“U qëndroj një për një atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj!
Bashkia e Tiranës është aksionere e Klubit të Futbollit “Tirona”, prandaj askush të mos ngatërrojë përkatësinë time në PS me përfshirjen time si aksioner në këtë proces zgjedhor të manipuluar nga beu i FSHF-së, apo të nxjerrë jashtë konteksti një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes!
“Pavarësia” e FSHF-së nuk mund të jetë gjethe fiku për një mbret lakuriq që është kthyer në neverinë e aksionerëve e dashamirësve të futbollit shqiptar, i cili thjesht nuk e ka pëlqimin tonë si një prej aksionerëve”, shkruan Veliaj.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. “BalkanWeb” mëson se organi i Akuzës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”. Një ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, njoftoi se do të kërkojë këtë të hënë një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit”.

Federata Shqiptare e Futbollit, më anë të drejtorit për mediat, Andi Verçani, në një konferencë për shtyp, akuzoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, se po ndërhyn në procesin për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale Tiranë.

Verçani bëri publik një audio ku pretendon se Veliaj, i pranishëm gjatë mbledhjes një ditë më parë, të anëtarëve të Shoqatës Rajonale Tiranë, i ka bërë presion duke i sugjeruar që të votojnë kandidatin e tyre, Eduard Prodani. Në audion e publikuar nga FSHF-ës, Veliaj dëgjohet duke iu drejtuar anëtarëve të pranishëm me një fjalor jo etik.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollin ka shtuar se në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e diel nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, me anëtarët e SHRF Tirane, do te ndjeke te gjithë hapat ligjore te nevojshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!