Veliaj: Fitore në njësinë 3, jemi gati t’i shtrijmë dorën kundërshtarit

schedule11:19 - 27 Prill, 2021

schedule 11:19 - 27 Prill, 2021

Në daljen e tij të radhës, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, falënderoi të gjithë mbështetësit e kësaj force politike, ndërsa tha se PS ka fituar në njësinë 3 në Tiranë.

Ai gjithashtu siguroi qytetarët që ky mandat është për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo për t’i përçarë, ndërsa shtoi se janë gati të bashkëpunojnë me kundërshtarët.

“Falënderoj të gjithë ata që shërbyen me pasion, të gjithë ata që ishin patronazhistë. Mezi pres që duke filluar nga sot t’i shtrijmë dorën kundërshtarëve. Ne vërtetë kemi bindje të ndryshme, por duhet të bashkëpunojnë për të ardhmen. Garantoj të gjithë qytetarët e njësisë 3 se na kanë dhënë një mandat që t’i shërbejmë dhe jo t’i përçajmë”, tha Veliaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!