Veliaj ecje me banorët e Njësisë 11: 30 qershori ditë feste

schedule15:00 - 14 Qershor, 2019

schedule 15:00 - 14 Qershor, 2019

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, fushatën elektorale e vijoi në njësinë administrative numër 11.  Ai u tha qyetarëve se 30 qershori është mundësia e tyre për t’u dhënë lamtumirën personave që përfaqësojnë tranzicionin.

30 qershori për Erion Veliajn është festë. Kryebashkiaku i Tiranës njëkohësisht kandidati socialist për një mandat të dytë në krye të bashkisë së kryeqytetit iu tha banorëve të njësisë administrative numër 11.

“Data 30 qershor për ne është festë, nuk i bëjmë gjërat se kemi inat ata, por i bëjmë gjërat se duam familjen tonë, duam qytetin tonë, duam Laprakën, duam Don Boskon, duam njësinë 3, duam Bregun e Lumit, për sa kohë që njerëzit janë të qartë për këtë, as nuk duhet kacafyt fare. Kjo është për asfalt, kjo është për pastrim, kjo është për ndriçim, kjo për kënde lodrash, kjo për shkollë”.

Veliaj iu tregoi projektet që ka gati, ndërsa iu kërkoi të mendojnë për të ardhmen duke shigjetuar politikanët në opozitë.

“Takova një aty pak më parë që tha: “jam çam, s’kam votuar asnjëherë, por e di çfarë, ti e mbajte llafin. Ata ikën nga koalicioni, por ti vazhdove dhe e bëre sheshin’. Për sa kohë që zgjedhjet do bëhen dhe për sa kohë që tani të gjitha figurat e tranzicionit i kemi përballë, pra ata tre-katër vetë që përfaqësojnë të gjitha të këqijat që ky vend ka kaluar për 30 vjet, kemi një mundësi t’u themi: ‘Bella ciao’, hajt shko në shtëpi, ne do të vazhdojmë përpara sepse s’mund të na mbash peng. Ata i kanë rregulluar kalamajtë e tyre, të rregullojmë edhe ne familjet e këtij qyteti”.

Veliaj inspektoi punimet e kryera në rrugën “Egnatia” një zonë të harruar prej vitesh tashme e transformuar plotësisht. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!