Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Veliaj dogji rrugën e tij politike”, Gjikondi: Prisja që Begaj të dekretonte datën. Tirana e ka imediate zgjedhjen e kryebashkiakut

schedule13:30 - 29 Shtator, 2025

schedule 13:30 - 29 Shtator, 2025

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “News Line” në ABC News komentoi ankimin e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese

Ajo theksoi se Erion Veliaj duhet të ishte dorëhequr para se të shkarkohej. Gjithashtu nënvizoi se Tirana e ka të domosdoshme dhe imediate, zgjedhjen e një personi që ta administrojë në këtë 1 vit e gjysmë që kanë mbetur.

“Ngjiti të gjithë shkallët e karrierës në një moshë të re. Duke mos iu bindur vendimmarrjes së partisë dhe duke vënë interesin e tij përpara interesit të Bashkisë së Tiranës, dhe duke treguar që e kishte personale me drejtësinë. Kam përshtypjen që ka mbyllur të gjitha dyert. Po ashtu është edhe një minus i madh për zotin Rama pasi është e disata herë që njerëzit që ka zgjedhur ta kenë afër e kanë zhgënjyer. Unë prisja që presidenti të dekretonte datën e zgjedhjeve. Pasi zoti Veliaj dogji rrugën e tij politike. Prisja që Begaj të dekretonte datën. Per zotin Veliaj Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë edhe relatore. Gjithsesi e rithem që nuk përjashtoj rasti që Presidenti të shfrytëzojë kompetencat që jep kushtetuta për datën e zgjedhjeve. Veliaj me të gjitha manovrat nuk ka arrin ta bllokojë dot. Një politikan me dinjitet që u mor nga SPAK i pandehur, nuk e mban peng kryeqytetin por jep dorëheqjen përballet me drejtësinë. Zotin Veliaj e shikoj si projeksion si Arben Ahmetaj varianti numër 2. Por Tirana e ka imediate zgjedhjen e një personi që ta administrojë për këtë 1 vit e gjysmë që ka mbetur”, theksoi Gjikondi.

Gjithashtu foli është për seancën paraprake të Veliajt që u shty më 10 tetor, për të cilën tha se shtyrja e seancave është e panevojshme

“Kjo shtyrja më lë një shije të keqe. Pasi zoti Veliaj, Berisha, Jamarbër Malltezit, Gërdeci po ashtu, është gjëja më e shëmtuar pasi gjejnë truke për shtyerje. Të gjitha këto tregojnë edhe për zhburrërinë që kanë këta si politikanë, Në rast se janë të qetë dhe të sigurt për pafajësinë e tyre, të shkojnë dhe të përballen. Nuk kanë pse të bëjnë kështu telenovelash pasi krijojnë një model të shëmtuar përpara shqiptarëve”, theksoi ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!