Bashkia e Tiranës përfundon ndërtimin e bllokut të parë të banimeve në Kashar. Kryetari Erion Veliaj tha se punimet do të vazhdojnë, dhe vëmëndja do jetë edhe në zonar periferike dhe rurale.
Bashkia e Tiranës përfundon punimet në bllokun e parë të banimit në Kashar. Kryetari Erion Veliaj gjatë inspektimit tha se puna nuk do të ndalet me kaq, por do të vijojë edhe me realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme.
“Do jemi posaçërisht të vëmendshëm, duke nisur nga rruga e madhe, që është aksi dhe damari kryesor i qarkullimit në Kashar, te zona e Astirit, Rr. “Teodor Keko”, nënkalimi dhe mbikalimi i “Shqiponjës”.
Besimi i dhënë nga qytetarët me anë të votës, është përkthyer menjëherë në më shumë investime, u shpreh Veliaj, ndërsa shtoi se ndryshimi do të prekë çdo lagje, njësoj si në këtë bllok banimi
“Në 30 qershor Kashari na dha një votë masive për t’u urbanizuar si qendra e Tiranës dhe bashkë me Blerinën nuk pritëm katër vjet, as katër javë, që t’ia kthenim menjëherë përgjigjen Kasharit”.
Kryebashkiaku i siguroi qytetarët që Bashkia e Tiranës do ti kushtojë vëmendje edhe zonave periferike dhe rurale, në mënyrë që ato të kenë një infrastrukturë moderne. /ABC news Albania 24/7