E ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në “Provokacija” prezantuesja dhe producentja Alketa Vejsiu foli i për eksperiencën e saj në “Sanremo”.
Gjatë bisedës me gazetarin Mustafa Nano, Vejsiu fillimisht është ndalur te prezantimi, si arriti të menaxhonte skenën, ndërsa komentoi edhe reagimet pozitive dhe negative që mori pas përfundimit të këtij rrugëtimi.
“Unë nuk i bëj gjërat vetëm për veten time. Shkova me një super bagazh nga Shqipëria dhe 20 vite punë nuk janë pak. E kisha rrugën të shkelur në vendin tim përpara se të provoja atë magji”, tha ajo.
Vejsiu ka komentuar reagimet pozitive dhe negative, ndërsa u shpreh se nga media shqiptare ka pasur një mbështetje gjatë gjithë rrugëtimit. Gjithashtu ajo u shpreh se një nga frikërat më të mëdha ishte se mos rrëzohej nga shkallët.
“I falënderoj ata që më kanë mbështetur, por edhe ato që më kanë kritikuar. Publikut nuk i intereson çfarë ndodh në kuzhinë”, tha Vejsiu.
Sakaq ajo shtoi se bota e medias dhe e spektaklit ka luftërat e saj dhe se në momentit që kërkon të bësh sukses atëherë ka një çmim për të paguar”, u shpreh ajo.
“Ambiciet e mia për të qenë në tabelën e nderit që fëmijë kanë qenë të mëdha. Edhe sot në profesionin tim unë punoj shumë orë. Edhe në biznes punoj shumë. Fati më i madh në jetë është të dish të gjesh pasionin, të bësh me dëshirë punën që do.
Unë jam me fat sepse kam një familje që gëzon shëndet të plotë. Kam gjetur dashurinë e jetës dhe është shumë bukur të jesh nënë. Gjithashtu jam me fat për punën drejt biznesit. Forca ime aktivizohet sa herë që më sfidojnë. Talentin që kemi brenda nesh mund ta gjejmë edhe rrugës.
Mankthi im më i madh ishte se mos bija nga shkallët. Ishin komode, por nuk e di pse të krijohet ajo ndjesia. Është kjo që thamë se suksesin dhe dështimin që një fije i ndan”, u shpreh Vejsiu./abcnews.al