Vedat Muriqi nën akuzë: Njeriu i ndeshjes, por i pandershëm!

schedule11:53 - 19 Janar, 2020

schedule 11:53 - 19 Janar, 2020

Vedat Muriqi ka përfunduar në akuzë në Turqi, pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e djeshme kundër Gaziantep.  Gazetari i Hurrieyt, Guntekin Onay, nuk e ka kursyer sulmuesi dardan, duke e konsideruar të pandershme veprimin e sulmuesit.

Muriqi, thuhet se e ka marrë qëllimisht kartonin e dytë të verdhë ditën e djeshme. Kjo sepse ai mund të luajë në derbin me Basaksehir në kampionat. Të kuqin e djeshëm ai do ta shlyejë në mesjavë, në ndeshjen e Kupës me Kayserispor.

E gjitha me llogari dhe kjo normalisht në Turqi nuk është duartrokitur. Sigurisht te Fenerbahce po, pasi sulmuesi është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së tyre dhe në një ndeshje si ajo me Basaksehir është i domosdoshëm.

Muriqi gjithsesi nuk është se ka shpëtuar përfundimisht, pasi rrezikon të dënohet me provë televizive. Në rast se vërtetohet se kartoni i dytë i verdhë u mor qëllimisht, ai rrezikon të pezullohet me tre ndeshje në total. /abcnews.al