Vdiq si hero, Qeveria i jep ndihmë financiare familjes së Dëshmorit Arjan Sala

schedule20:18 - 29 Mars, 2021

schedule 20:18 - 29 Mars, 2021

Qeveria ka vendosur që të japë një ndihmë financiare për familjen e Dëshmorit të Atdheut, Arjan Sala.

Në Fletoren Zyrtare thuhet se qeveria me propozim të kryeministrit Edi Rama, vendosi dhënien e ndihmës financiare, në shumën 1 000 000 (një milion) lekë, familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Sala, i cili humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetëve të personave të rrezikuar nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021.

32-vjeçari hero u fut në magazinën që u përfshi nga flakët duke i shpëtuar jetën 20 punonjësve të tjerë, ndërsa vetë u nxor i pajetë dy ditë më parë.

Njoftimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:1. Dhënien e ndihmës financiare, në shumën 1 000 000 (një milion) lekë, familjes së Dëshmorit të Atdheut Arjan Sala, i cili humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shpëtimin e jetëve të personave të rrezikuar nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021. 2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. 3. Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!