Vdiq në shezlong, Filo: E pabesueshme, humbëm një mjek dhe qytetar model

schedule17:47 - 12 Korrik, 2021

schedule 17:47 - 12 Korrik, 2021

Kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo shprehet se lajmi i ndarjes nga jeta të mjekut Kujtim Shabani është i pabesueshëm. Ai thotë se Korça humbi një mjek dhe qytetar model.

I pabesueshëm lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të Spitalit Rajonal të Korçës Kujtim Shabani. Korça humbi sot një mjek dhe qytetar model!  Të prehesh në paqe i dashur Kujtim! Do të mbetesh i paharruar” shkruan Filo.

Mjeku ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Radhimë të Vlorës./db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!