Sendet personale që dikur i përkisnin aktores ikonë Betty White, duke përfshirë një orë ari nga nëna e saj, do të dalin në ankand në shtator. Çmimet, pikturat, bizhuteritë dhe veshjet e tapetit të kuq u ekspozuan të martën në “Julien’s Auctions” në Beverly Hills.
White vdiq në moshën 99-vjeçare më 31 dhjetor. “Ky është një ankand që përfaqëson një jetë dhe karrierë të pabesueshme. Është një ankand i stilit të jetesës”, tha Martin Nolan, drejtori ekzekutiv i Julien’s Auctions.
“Të gjitha këto sende erdhën nga shtëpia e saj në Brentwood ose rezidenca e saj në Carmel në Kaliforninë veriore, ku ajo jetonte me burrin e saj Allen Ludden,” shtoi ai. Artikulli më personal, është një orë ari 14 karatësh që iu dhurua Betty-t më 1940 me inicialet TCW – Tess White, nëna e Betty-t.
/abcnews.al