Vdesin katër foshnja pas zjarrit në maternitetin e Azerbajxhanit

schedule19:58 - 9 Janar, 2024

schedule 19:58 - 9 Janar, 2024

Një zjarr që shpërtheu në orët e para të së martës në një maternitet në Baku u mori jetën katër foshnjave në njësinë e kujdesit intensiv neonatal, njoftuan Ministria e Emergjencave të Azerbajxhanit dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Kamran Aliyev.

Sipas të njëjtit njoftim, tre persona të tjerë kanë pësuar probleme të rënda në frymëmarrje nga tymi që përfshiu zonën e spitalit. Fatmirësisht, jendja e tyre nuk është shqetësuese.

Prokurori i Përgjithshëm i Azerbajxhanit ka urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili dyshohet se ka nisur nga një qark i shkurtër elektrik, si dhe për të gjetur përgjegjësin nëse rezulton se janë shkelur masat e sigurisë./abcnews.al