Vdes Virginia Giuffre/ Denoncoi hapur abuzimet e Epstein dhe princit Andrew

schedule19:42 - 26 Prill, 2025

schedule 19:42 - 26 Prill, 2025

Virginia Giuffre, e cila akuzoi Princin Andreë dhe Jeffrey Epstein për abuzim seksual, është ndarë nga jeta në moshën 41 vjeçare.

Familja e saj tha se Giuffre i dha fund jetës.

Ajo ishte një nga zërat më të fortë që ka folur hapur për abuzimet e Epstein dhe Ghislaine Maxëell.

Giuffre kishte thënë se ata e trafikuan atë te Duka i Jorkut kur ishte 17 vjeç, gjë që Princi Andreë e ka mohuar.

Të afërmit thanë në një deklaratë se trauma e abuzimiut dhe trafikimit u bë e padurueshme, duke e çuar atë në aktin e rëndë.

Nëna e tre fëmijëve u gjet e pajetë në fermën e saj në Australinë Perëndimore dhe policia po hton rastin, edhe pse deri tani nuk ka dyshime të tjera veç vetëvrasjes.

Giuffre e cila ka lindur në SHBA kishte jetuar me fëmijët e saj dhe bashkëshortin Robert në Australi, megjithëse lajmet e fundit zbuluan se çifti ishte ndarë pas 22 vitesh martesë.

Pasi bëri publike akuzat e saj për abuzim seksual,  Giuffre u bë një aktiviste e shquar dhe ishte e lidhur ngushtë me lëvizjen Me Too.

Giuffre pretendoi se Epstein dhe Maxëell e trafikuan atë te Princi Andreë kur ajo ishte 17 vjeç.

Princi, i cili ka mohuar të gjitha pretendimet kundër tij, arriti një zgjidhje jashtë gjykatës me të në vitin 2022.

Marrëveshja përfshinte një deklaratë në të cilën ai shprehu keqardhje për lidhjen e tij me Epstein, por nuk përmbante pranim përgjegjësie ose falje.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!