Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtënat në Laç me një viktimë/ Si paraqitet gjendja e katër të plagosurve

schedule10:48 - 4 Maj, 2025

schedule 10:48 - 4 Maj, 2025

Paraditen e të shtunës, qyteti i Laçit u trondit nga një ngjarje e rëndë. Pesë persona pas një konflikti, i dyshuar për motive banale, mbetën të plagosur me armë zjarri.

Të plagosurit janë Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Angjelina Gjezaj, Amarildo Ndoj, të cilët janë transportuar te Trauma për mjekim të specializuar. Aktualisht Daniel Gjeloshi, Liridon Ismaili, Angjelina Ndoj jashtë rrezikut për jetën dhe do vijojnë të qëndrojnë në spital, ndërsa Amarildo Ndoj vijon në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohe fatkeqësisht në  Spitalin e Traumës ndërroi jetë shtetasi Gerald Bitri, 24 vjeç i mbetur i plagosur ditën e djeshme nga të shtënat në Laç. / abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!