Aktori amerikan Ron Ely, i njohur më së shumti për rolin e Tarzanit në shfaqjen televizive të viteve 1960 me të njëjtin emër, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
“Bota ka humbur një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë – dhe unë kam humbur babanë tim”, tha vajza e aktorit në një postim në Instagram.
Tarzan fillimisht u transmetua në rrjetin televiziv NBC nga viti 1966 deri në vitin 1968. Gjatw kwsaj periudhe aktori theu një numër kockash pasi sic u raportua asokohe ai ishte sulmuar nga kafshët gjatë xhirimeve. Pasi u tërhoq nga aktrimi në vitin 2001, Ely u bë autor dhe botoi dy romane misterioze.
Ely bëri një kthim të shkurtër në aktrim për një film televiziv, Expecting Amish, në vitin 2014, ku luajti një plak Amish. I lindur në Teksas në vitin 1938, Ely u martua me të dashurën e shkollës së mesme në vitin 1959, përpara se të divorcohej dy vjet më vonë. Ai ishte gjithashtu i njohur për organizimin e konkursit Miss America në fillim të viteve 1980, ku takoi gruan e tij të dytë Valerie Lundeen. Çifti kishte tre fëmijë. Lundeen u godit me thikë në moshën 62-vjeçare nga djali i tyre, Cameron, në shtëpinë e tyre në Kaliforni në vitin 2019.
Më pas ai u qëllua për vdekje nga policia pasi u konsiderua si një kërcënim nga oficerët e pranishëm. Ron Ely ngriti një padi vdekjeje kundër forcës, megjithëse gjykatësi vendosi që oficerët kishin vepruar në vetëmbrojtje.