Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdes punëtori i KEK/ Shtypet nga kamioni teksa ishte në detyrë

schedule16:37 - 27 Shkurt, 2026

schedule 16:37 - 27 Shkurt, 2026

Një punonjës 55-vjeçar ka humbur jetën sot në Termocentralin “Kosova B”, pas një incidenti të rëndë ku është përfshirë një mjet transporti i llojit kamion.

Lajmi është konfirmuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila njofton se si pasojë e incidentit punonjësi kishte pësuar lëndime të rënda, ndërsa më pas ekipet mjekësore në vendngjarje kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Xhelal Jashari, kryetar i Sindikatës së Re të korporatës energjetike të Kosovës  ka konfirmuar se punëtori që u shtyp për vdekje nga kamioni ishte punëtor i sigurimit.



Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe është lutur që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë për hetimin dhe zbardhjen e plote të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!