Vdes presidenti i Çadit, pas përplasjeve me rebelët në veri të vendit

schedule13:26 - 20 Prill, 2021

schedule 13:26 - 20 Prill, 2021

Presidenti i Çadit, Idriss Deby, ka vdekur në mes të përleshjeve me rebelët në veri të vendit në fundjavë, ka thënë ushtria ne televizionin shtetëror.

Vdekja e tij erdhi menjëherë pas rezultateve të përkohshme të zgjedhjeve, të cilat parashikuan se ai do të fitonte një mandat të gjashtë në detyrë, me 80% të votave, shkruan BBC.

Qeveria dhe parlamenti janë shpërndarë. Një këshill ushtarak do të qeverisë për 18 muajt e ardhshëm.

Deby erdhi në pushtet në një kryengritje të armatosur në 1990.

Ai kishte shkuar në vijën e frontit në fundjavë për të vizituar trupat që luftonin me rebelët e vendosur përtej kufirit në Libi./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!