Vdes nga koronavirusi në prag të lirimit pas 44 vitesh burgim

schedule10:55 - 22 Prill, 2020

schedule 10:55 - 22 Prill, 2020

Një i burgosur në Michigan, SHBA, humbi jetën nga koronavirusi teksa po priste lirimin.

William Garrison kishte bërë 44 vite burg, por nuk e shijoi dot lirinë. 60-vjeçari ishte falur në shkurt dhe pritej të dilte nga burgu në fillim të majit.

 

Ai u dënua me burgim të përjetshëm kur ishte 16 vjeç pasi vrau një person gjatë një grabitje në vitin 1976.

Garrison tha në gjyq se vrasja ishte e pakuptimtë dhe një tragjedi. Yolanda Peterson, motra e tij tha se ai po tentonte të fitonte lirinë dhe se nuk duhej të vdiste në atë mënyrë pasi kaloi 44 vite në burg.

Ajo tha gjithashtu se  kishte përgatitur një dhomë në shtëpinë e saj në Michigan për vëllain e saj, duke pritur me padurim vëllain e saj.

“Ai mezi priste të dilte,”  tha Peterson për ABC News . “Ai dëshironte të punonte si avokat për njerëzit në burg. Ai ishte një person shumë inteligjent.

Ai ndihmoi shumë të burgosur, duke shqyrtuar çështjet e tyre. Ai i nxori njerëzit nga burgu”, përfundoj në lot e motra.

Një shok i qelisë e gjeti pa frymë. Mjekët nuk e sollën dot në jetë. Autopsia zbuloi se ai vdiq nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!