Vdes nga koronavirusi efektivi i policisë

schedule16:20 - 26 Shkurt, 2021

schedule 16:20 - 26 Shkurt, 2021

Një tjetër efektiv policie ka humbur betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë. Viktima është Fatmir Belba 58-vjeç nga Golemi. Ai ishte infektuar disa ditë më parë me sëmundjen, por pavarësisht kurimit dhe përpjekjes së mjekëve nuk arriti që ta mposhte.

Dje u shënua rekordi i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, 21 fatalitete brenda 24 orëve si kurrë më parë që nga fillimi i pandemisë. Edhe numrat e të infektuarve vijojnë që të jenë në një mesatare shumë të lartë, mbi një mijë në javët e fundit./ db/ Abcnews.al