Vdes në moshën 98-vjeçare spiuni sovjetik i Luftës së Ftohtë

schedule13:55 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 13:55 - 26 Dhjetor, 2020

George Blake, ish oficeri i MI6 dhe një nga agjentët më famëkeq të Luftës së Ftohtë, ka vdekur në moshën 98 vjeçare, kanë raportuar mediat ruse.

Gjatë nëntë viteve, spiuni sovjetik dorëzoi informacione dhe çoi në zbulimin e tradhtisë e të të paktën 40 agjentëve të MI6 në Evropën Lindore.

Ai u burgos në Londër në 1960, por u arratis në 1966 dhe iku në Rusi. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse tha se Blake “kishte një dashuri të sinqertë për vendin tonë”.

Blake lindi më 11 nëntor 1922 në qytetin holandez të Roterdamit. Babai i tij ishte një hebre i cili kishte luftuar me ushtrinë britanike gjatë Luftës së Parë Botërore dhe kishte marrë shtetësinë britanike.

Vetë Blake punoi për rezistencën holandeze gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të arratisej në Gjibraltar të kontrolluar nga britanikët. Më vonë, për shkak të prejardhjes së tij, iu kërkua të bashkohej me shërbimin e inteligjencës. /abcnews.al