Vdes në moshën 83-vjeçare aktorja britanike Barbara Windsor

schedule12:28 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 12:28 - 11 Dhjetor, 2020

Aktorja britanike Barbara Windsor, e njohur më së shumti për rolet e saj në filmat “EastEnders” dhe “Carry On”, ka vdekur në moshën 83 vjeçare. Lajmin e bëri me dije bashkëshorti i saj, Scott Mitchell i cili tha se aktorja vdiq një shtëpi për kujdesin në Londër pasditen e djeshme.

E cilësuar si një ndër yjet më të dashur të argëtimit në Britani, Barbara u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer në 2014 dhe ishte zhvendosur në një shtëpi kujdesi më herët këtë vit. Ajo u bë e njohur për miliona shikues për portretizimin e Peggy Mitchell në EastEnders.

Barbara Windsor me Queen dhe aktorin Steve McFadden në pubin Queen Vic në EastEnders

Ajo gjithashtu punoi në teatër, e cila u shfaq në disa shfaqje si “Oh! What A Lovely War” dhe “Fings Ain’t Wot They Used To Be”. Pas diagnozës me demencë, Barbara u bë ambasadore për Shoqërinë dhe u takua me kryeministrin britanik për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me sëmundjen.

Mitchell, i cili bëri fushatë së bashku me gruan e tij, tha për vdekjen e saj: “Do të jem jashtëzakonsisht krenar për guximin, dinjitenin dhe zemërgjerësinë e Barbaras e cila edhe pse e sëmurë akoma përpiqej të ndihmonte të tjerët duke rritur ndërgjegjësimin për aq kohë sa mundi.” /abcnews.al

Kujtesa e Dame Barbara Windsor shkaktohet kur ajo shikon veten në ekran

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!