Dj dhe producenti i njohur muzikor Aviçi, ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare për shkak të problemeve shëndetësore. Në vitin 2016, ai ishte tërhequr nga skena duke premtuar se do të vazhdonte të krijonte muzikë.
Ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare dixheji dhe producenti suedez Tim Bergling, i njohur në botë si Avicii. Ai u gjet i pajetë në Mukat, Oman, dhe për momentin nuk ka ende detaje për atë që ka ndodhur. Aviçi ishte tërhequr nga skena muzikore që në 2016-n për shkak të problemeve shëndetësore. Vitet e fundit ai vuante nga pankreasi akut për shkak të abuzimit me alkoolin.
Familja publikoi një lajmërim të shkurtër ku kërkohej respekt dhe heshtje në këtë moment dhimbjeje, dhe duke bërë të qartë se nuk do të ketë deklarata të tjera. Avicii ka qenë një nga producentët më të rëndësishëm muzikorë në dekadën e fundit. Përveç realizimit të sukseve planetare si “Ëaiting For Love”, “Levels” e sidomos “Ëake Me Up”, video e të cilit në Youtube ka kaluar më shumë se 1 miliard e gjysëm klikime, ai ka bashkëpunuar me emra si Chris Martin, David Guetta, Madonna e Robbie Uilliams.
Në mesazhin e tij të fundit për fansat ai shkruante: “Arrijmë të gjithë një pikë në jetën dhe karrierën tonë ku kuptojmë se çfarë ka rëndësi më shumë për ne. Për mua është të krijoj muzikë. Për atë jetoj dhe për atë kam lindur. Një vit më parë i thashë lamtumirë performancave live në skenë dhe shumë prej jush menduan se kishte mbaruar. Por nuk ishte fundi i Avicii apo i muzikës sime. Jam kthyer në vendin ku gjithçka ka një kuptim, në studio. Hapi i parë do të jetë e gjithë dashuria ime në krijimin e muzikës për ju. Dhe ky është një fillim i mirë. Shpresoj të jeni të lumtur sa unë për këtë…”/abcnews.al