Vdes në moshën 100-vjeçare aktorja e njohur italiane, Franca Valeri

schedule11:41 - 9 Gusht, 2020

schedule 11:41 - 9 Gusht, 2020

Franca Valeri, një nga aktoret më të mëdha italiane të teatrit dhe televizionit, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Aktorja që në Korrik festoi 100-vjetorin humbi jetën mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj në Romë.

E lindur në vitin 1920 në Milano nga një familje hebreje, aktorja me kalimin e viteve arriti të bëhej e njohur si shkrimtare dhe autore e shumë librave, dhe jo thjesht si një aktore dhe komediane në televizion.  Ndër aktoret më të dashura italiane, ajo la gjurmë me filmat si “Il segno di Venere”, “Il vedovo”, dhe “Piccola posta”.

E' morta Franca Valeri, aveva appena compiuto 100 anni

Ajo është gjithashtu autore e komedive të suksesshme, si: “Lina e il cavaliere”, ‘Meno storie”, ‘”osca e le altre due” dhe ‘”Le Catacombe”, të cilat tregojnë një stil unik të të shkruarit. Franca Valeri gjithashtu ka botuar dhe 13 libra. “”Il diario della signorina snob” ishe libri i parë i saj që u botua në vitin 1951. Ndjekur më pas me “Le donne”, “Questo qui quello là”, “La daga nel loden”, “Toh, quante donne” dhe shumë të tjerë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!