Vdes në aksident automobilistik ish-deputeti ukrainas, Putin humbet një aleat

schedule19:10 - 10 Nëntor, 2022

schedule 19:10 - 10 Nëntor, 2022

Ish-deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Aleksei Remenyuk, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Krime. Remenyuk në zgjedhjet e vitit 2000 drejtoi “Partinë e Politikës së Putinit”.

Vdekjen e ish-deputetit e ka bërë të ditur kanali Mash Telegram, faqja Argumenti Nideli Krim dhe media të tjera. Sipas kanalit Mash, Remenyuk u përplas kur policia po ndiqte makinën e tij në Simferopol.

Sipas Mash, 66-vjeçari Alexei Remenyuk në mbrëmjen e 8 nëntorit po drejtonte një Range Rover. Ai është ndaluar nga policia, e cila ka konstatuar se në gjak kishte një sasi të shtuar të alkoolit.

Policia ka tentuar ta arrestojë, por ai ka tentuar të arratiset me shpejtësi. Gjatë ndjekjes, makina në të cilën udhëtonte Remenyuk u përplas me një kamion. Ai dhe pasagjeri i tij kanë mbetur të vdekur në vend, ndërsa shoferi i kamionit ka mbetur i plagosur. Policia e Krimesë njoftoi aksidentin, por nuk dha emrat e viktimave.

“Kjo ndodhi të hënën (8 nëntor). Varrimi u bë sot. Ceremonia mortore u mbajt në tempullin Nefksi në Sevastopol”, tha përfaqësuesi i lëvizjes “Për një Rusi të Bashkuar”, Mikhail Zhitkov, transmeton gazeta ruse RBC.

Siç bën me dije faqja e internetit Krim.realii, Remenyuk u zgjodh në parlamentin ukrainas në vitin 1998 duke përfaqësuar partinë “Gromanda”. Në vitin 2002 ai u zgjodh deputet duke përfaqësuar Koalicionin e Julia Tymoshenkos.

Në vitin 2006, ai ishte kreu i votimit për “Partia e Politikës së Putinit”, por nuk u zgjodh pasi partia e tij mori vetëm 0.12% të votave.

Në vitin 2008, “Partia e Politikës së Putinit” u riemërua “Rus yetinnaya” (Rusia e Bashkuar). Pas aneksimit të Krimesë, Remenyuk u bë kryetar i lëvizjes socio-politike “Për një Rusi të Bashkuar”, por ai njihej më shumë si biznesmen.

Në prag të vdekjes së Remenyuk , nënkryetari i administratës së Khersonit, i emëruar nga Rusia, Kirill Stremusov, gjithashtu vdiq në një aksident trafiku, sipas autoriteteve ruse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!