Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdes Michael Patrick, aktori i famshëm i “Game of Thrones”

schedule22:38 - 9 Prill, 2026

schedule 22:38 - 9 Prill, 2026

Aktori Michael Patrick, i njohur në filmin “Game of Throne” ka vdekur në moshën 35-vjeç, pas një beteje të gjatë dhe të vështirë me sëmundjen e neuroneve motorike, një gjendje që gradualisht shkatërron neuronet përgjegjëse për funksione jetësore si frymëmarrja, të folurit, gëlltitja dhe lëvizjet, sipas BBC.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Naomi Sheehan, e cila në një postim prekës në “Instagram” tha se ajo dhe familja e tij janë të shkatërruar nga kjo humbje e madhe.

Ajo e përshkroi Michaelin me dashuri si “Mick”, duke e quajtur një “gjigant me flokë të kuq” dhe një “burim frymëzimi” për të gjithë ata që e njohën.



Naomi vuri në dukje se ai jetoi jetën në maksimum, duke shpërndarë gëzim, forcë shpirtërore dhe të qeshura që do të mbeten të paharrueshme për miqtë dhe të afërmit.

Michael Patrick ishte diagnostikuar me këtë sëmundje në shkurt 2023 dhe, që nga ajo kohë, ai përballej me sfidat e mëdha fizike që ajo sjell.

Sëmundja e neuroneve motorike, sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike dhe Stroke, prek neuronet që kontrollojnë lëvizjet dhe funksionet jetësore, duke e bërë çdo aktivitet të përditshëm një sfidë të madhe.

Gjatë karrierës së tij, Patrick u shfaq në një episod të serisë së njohur “Game of Thrones”, si dhe ka marrë pjesë në projekte të tjera televizive të njohura si “Blue Lights”, “My Left Nut” dhe “This Town”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!