Vdes i moshuari në Çorovodë, u rrëzua tek krasiste pemët pranë banesës

schedule12:09 - 25 Janar, 2023

schedule 12:09 - 25 Janar, 2023

Një 63 vjecar ka humbur jetën mesditën e sotme në Çorovodë. Referuar burime ve zyrtare të policisë, 63 vjecari me inicialet, K.K ishte duke krasitur pemët në banesën e tij, ndërsa është rrëzuar nga lartësia, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2023, rreth orës 11:40, në lagjen “2 Dhjetori”, Çorovodë, shtetasi K.K., 63 vjeç, duke krasitur pemët në banesën e tij, është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!