Vdes gruaja që vrau aktorin e madh me origjinë shqiptare, Xhon Belushin

schedule14:37 - 5 Shtator, 2020

schedule 14:37 - 5 Shtator, 2020

Ish- e fejuara e aktorit të madh me origjinë shqiptare, Xhon Belushi, Cathy Evelyn Smith ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Ajo ka ndërruar jetë pas një sëmundje, në 18 gusht në banesën e saj në Kanada, por lajmi është bërë publik vetëm sot.

Belushi ishte vetëm 33 vjeç, kur e fejuara e vet, një këngëtare i injektoi gabimisht një përzierje mes kokainës dhe heroinës, çka i shkaktoi vdekjen aktorit më të madh të asaj kohe në SHBA.

Prestigjozja “The National Enquirer” hapej në ato kohë me një titull të fortë: “Ka vrarë Xhon Belushin”, pasi në fillim u mendua se ai kishte vdekur aksidentalisht, duke konsumuar drogë.

Por më pas u provua që aktorit i kishte injektuar një përziere të rrezikshme e fejuara e vet, gjë që më pas u provua edhe nga kjo e fundit. Smith u dënua me 15 muaj burg, për vrasje të shkallës së dytë, ndërsa  Xhon Belushi  u njoh si aktor, komedian, por edhe këngëtar. l.k/abcnews.al