“Vdekshmëria te Ebola ishte 90%”, mjeku bën krahasimet: Çfarë e bën koronavirusin më të frikshëm

schedule12:00 - 20 Mars, 2020

schedule 12:00 - 20 Mars, 2020

Në një lidhje direkte për Abc News mjeku mikrobiolog nga Prishtina, Lul Raka bëri apel se këto ditë duhet të jemi të kujdeshëm dhe të mos shkelim rregullat.

Mjeku tha se pritet që kulmi i virusit si në Kosovë edhe në Shqipëri të jetë në javët e ardhshme. Ndërkaq, i pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se nga ndryshon Ebola nga koronavirusi, ai theksoi se e përbashkëta e tyre është se frika dhe paniku përhapen më shpejt se vetë sëmundja.

Ndërkohë që vlerësoi se ndonëse vdekshmëria është shumë herë më e lartë në rastin e Ebolas, te koronavirusi është përhapja mjaft e shpejtë që e bën atë të frikshëm.

Pjesë nga intervista:  

Juli Xhokaxhi: Në momentet që po flasim kur do kemi një shpërthim?

Lul Raka: Ne jemi në fundin e javës së parë. Ne presim pikun në javën e dytë dhe të tretë.

Juli Xhokaxhi: Çfarë diference ka duke e krahasuar me Ebolën, Sarsin apo viruse të tjera që janë kaluar në 30 vitet e fundit. Çfarë diference ka sa i takon agresivitetit, por edhe ngjashmëritë për të kuptuar edhe se ku po shkojmë?

Lul Raka: Ebola dhe koronavirusi, ngjashmëritë dhe të përbashkëta mes tyre është se frika dhe paniku në të dy këto raste pritet të përhapet më shpejtë se virusi, ky është elementi i përbashkët. Dallimi kryesor është pesha klinike e sëmundjes. Ebola ka vdekshmëri që nuk krahasohet me koronavirusin. Në kohën kur kam qëndruar unë në Libi asokohe ka qenë 90%. Pra kjo nuk krahasohet me 2% që e ka koronavirusi. Ajo që e bën koronavirusin më të frikshëm është është shtrirja. E për përhapjen e Ebolës duhet një kontakt shumë më i afërt me të sëmurët, kurs epër koronavirusin po shohim s epërhapja është shumë e shpejtë.

Juli Xhokaxhi: Ka qenë më e kontrolluar përhapja e Ebolas në krahasim me koronavirusin? Ka dalë pak nga duart në vende të ndryshme?

Lul Raka: Ka qenë shumë më e kontrolluar përhapja e Ebolas kryesisht në Afrikën Perëndimore. Raste sporadike ka pasur, por nuk ka pasur në nivel global. Një elemet i përbashkët i të dyjave është edhe se në pandemi të tilla ka mangësi të funksionimit të të gjitha hallkave, pra ka mungesë kordinimi. Kjo është normale për situatën ku jetojmë. Disa gjëra që kam parë atje janë të paparashikueshme në Kosovë, Shqipëri dhe Evropë, ato kanë qenë psh. Mbyllja e spitaleve për shkak të frikës se kishin vdekur edhe punonjës shëndetësore. Elementi tjetër edhe më paradoksal, në kulmin e epidemisë ka pasur grevë të punonjësve për shkak të transportit. Koordinimi është brenga më e madhe që mund të reflektojë edhe në përgjigjen më të shpejtë.

Juli Xhokaxhi: Në rastin e Ebolas pati rikthime edhe në vende të Evropës. Edhe në rastin e koronavirusit një frikë shumë e madhe është edhe kjo e rikthimit. Rastet e rikthimit të ebolas ishin sporadike, por ekzistonin. Dhe duke patur parasysh atë që ju thatë sa rrezikojmë që edhe pas zhdukjes së virusit të kemi një rikthim?

Lul Raka: Raste të Ebolas ka patur edhe këtë vit. Nëse burimi është te kafshët, mundësia e rishfaqjes mund të jetë. Se si do të sillet dhe se cfarë do ndodhë me të ne nuk e dimë s ekemi të bëjmë me një virus të ri. Unë uroj q ës amë shpoejt të kemi vaksinë edhe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!