Vdekshmëria foshnjore/ Në 2022 u shënua numri më i ulët, është rritur cilësia e shërbimit shëndetësor

schedule15:06 - 1 Qershor, 2023

schedule 15:06 - 1 Qershor, 2023

Shqipëria ka regjistruar normën më të ulët të vdekshmërisë foshnjore. Gjatë vitit 2022 humbën jetën më pak foshnja, duke e bërë këtë vit në parin në historine e vendit ku fatalitetet tek të vegjlit në vitin e parë të tyre të jetës kanë rënë.6.5 foshnja humbën jetën për 1000 lindje, kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në shqipëri

“Ka te beje shume me cilesinë e sherbimit mjekesor, niveli ekonomik”

Mjeku obstetër gjinekolog, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Bledar Bënja thotë se vitet e fundit ka pasur edhe një ndërgjegjësim të grave shtatzënë për të kryer kontrolle të rregullta tek mjeku.

“Lidhet  me ndjeken e shtatzanise. Duke pasur keto synime i gjithe sistemi eshye bazuar qe gruaja shtaztene te beje depistimin e patologjive te ndryshme”

Janë disa shkaqet që sjellin humbjet e jetëve tek foshnjat.

“Jane anomali gjatë shtatzanise dhe komplikacioneve gjatë aktivitetit te lindjes. Por edhe semundje gjenetike, apo komplikacione tek nënat si diabeti, apo hiperternsioni.”

Shqipëria ka qenë një nga vendet me numrin më të lartë të vdeskshmërisë foshnjore në rajon. Por të dhënat e vitit 2022 tregojnë se ky trend po ndryshon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!