“Numri i vdekjeve për shkak të COVID do të përcaktohet në fund të pandemisë”. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, në një intervistë për ABC analizoi të dhënat e INSTAT, ku rezulton se për shkak të pandemisë në vitin 2020 u shënua një numër rekord vdekjesh. Fico tha se shkaku i vdekjes gjenerohet nga cerfikata e vdekjes e cila nuk e përcakton COVID.
Ajo mori në shembull një rast të vështirë, ndarjen nga jeta të të atit në kohë pandemie. Ajo tha se ndonëse kishte një histori shëndetësore jo të lehtë, ai u nda nga jeta një ditë të bukur 10 orë pasi ishte takuar me të. Fico shtoi se ashtu si të gjithë ata që kanë humbur njerëz të afërm gjatë këtyre kohëve e ka pyetur veten nëse shkaku ishte COVID.
“Ky diskutim filloi në Angli kur pati një rinumërim të numrit të vdekjeve. Në fakt po të shikosh dy kurbat që kemi hasur deri tani. Në kurbën e parë, në vendet e lindjes ku hyn edhe Shqipëria nuk pati ndonjë ndryshim të numri të vdekjeve. Kjo erdhi mbase për shkak se vendet e lindjes krijuar një mbyllje të menjëhershme. Çdo ditë në çdo vend ka një numër vdekjesh që përllogaritet në bazë të moshës mesatare dhe luhatjeve ditore.
Monitor si të gjithë mediat e tjera, ne mundohemi t’i ndjekim. Nuk është çështja se i nxit. Ajo solli një sërë të dhënash nga INSTATI që kombinohet me gjendjen civile. Ne duam të dimë sa shtetas kemi në këtë vend në një hark kohor të caktuar. Në SHBA mund të ketë një rritje 60%. A e thua dot nëse këto vdekje i ka shkaktuar COVID.
Shkak i vdekjes gjenerohet nga certifikata e vdekjes e cila nuk thotë COVID. Kjo është arsyeja pse llogarit bëhen në fund të pandemisë. Unë gjatë kësaj kohe humba babain. Ishte një vdekje e papritur tek një person që pati një histori shëndetësore jo fort të lehtë. Dhe një ditë të bukur brenda 10 orësh nga takimi që pata unë ndërroi jetë. Ai është regjistruar si vdekje e papritur. Ka ndodhur në kohë pandemie. Ishte COVID? Këtë e pyes veten dhe të gjithë ata që kanë humbur njerëz. Po nuk e bëjmë dot sot këtë lloj gjëje se në fund të ditësh është një fenomen që do të kërkojë kohë”, tha Fico./mv.abcnews.al