Vdekjet nga Covid-19 në të gjithë botën i tejkalojnë 3 milion

schedule13:24 - 17 Prill, 2021

schedule 13:24 - 17 Prill, 2021

Numri i njerëzve që kanë vdekur në të gjithë botën për shkak të Covid-19 ka tejkaluar 3 milion, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Njoftimi bëhet i ditur një ditë pasi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se bota “po i afrohej shkallës më të lartë të infeksionit” deri më tani.

India, duke përjetuar një valë të dytë, regjistroi më shumë se 230,000 raste të reja vetëm të shtunën.

 

Pothuajse 140 milionë raste janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Shefi i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi të premten se “rastet dhe vdekjet po vazhdojnë të rriten me ritme shqetësuese”.

Ai shtoi se “globalisht, numri i rasteve të reja në javë është gati dyfishuar gjatë dy muajve të fundit”.

SHBA, India dhe Brazili, vendet me infeksionet më të larta, kanë regjistruar më shumë se një milion vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Javën e kaluar u raportuan mesatarisht 12,000 vdekje në ditë në të gjithë botën, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Sidoqoftë, shifrat zyrtare në të gjithë botën mund të mos pasqyrojnë plotësisht numrin e vërtetë në shumë vende./e.b-abcnews.al