Vdekje dinjitoze, fondacioni hollandez i ambulancave u plotëson pacientëve me COVID-19 dëshirën e fundit

schedule08:55 - 28 Prill, 2020

schedule 08:55 - 28 Prill, 2020

Teksa kriza e koronavirusit është përhapur në botë, mijëra njerëz janë detyruar të kalojnë momentet e fundit të vetmuar, të ndarë nga familjarët dhe të dashurit e tyre.

Por shoferi hollandez i ambulancës Kees Veldboer, 60 vjeç, i cili ka plotësuar dëshirat e fundit të më shumë se 14,000 pacientëve me COVID-19, ia ka dalë mbanë të bëjë punën e tij edhe pse vendi është në karantinë.

Ish mjeku i emergjencës ka mundur të çojë mijëra njerëz në një destinacion final sipas dëshirës së tyre, duke qënë se Hollanda ka vendosur ligje më pak të rrepta se pjesa tjetër e Europës.

Veldboer, themeluesi i ‘Stichting Ambulance Wens’, ‘Fondacionit të ambulancave që plotësojnë dëshira’, ka mundësuar që pacientët në ditët e tyre të fundit të ndahen nga kjo botë të lumtur.

Veldboer tha: ‘Ne nuk jemi në një bllokim të plotë, kështu që ne jemi në gjendje t’i realizojmë ato dëshira që pacientët kanë”.

‘Ne mund të shkojmë në hapësira të hapura, në kopshte lulesh, në një kopsht zoologjik bosh, në një park, shumë njerëz duan të shohin detin, nuk është e ndaluar.

‘Për sa kohë që shkojmë në vende të hapura ku nuk ka shumë njerëz përreth, ne jemi mirë.

Veldboer shtoi se këtë javë ai do të shkoj në jug të Spanjës tek një hollandez i sëmurë.

“Ai dëshironte të kthehej në shtëpi në Hollandë me familjen e tij, por ai ka ngecur në Spanjë dhe familja e tij është e shqetësuar se do të vdesë atje vetëm kështu që ne do të ndihmojmë,” tha ai.

‘Koronavirusi nuk do të na ndalojë, ne do t’ia dalim: përfundoi ai.’/abcnews.al