Vdekja tragjike e ushtarëve amerikanë/ Kryeministri Rama: Lutjet tona janë me familjet e tyre, Shqipëria është krah SHBA

schedule19:59 - 31 Mars, 2025

schedule 19:59 - 31 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reagur në platformën X lidhur me humbjen tragjike të jetëve të katër ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes ushtarake në Lituani.
Rama u shpreh se kjo ngjarje është një kujtesë e dhimbshme për rreziqet që hasin ata që shërbejnë dhe se Shqipëria është pranë Shteteve të Bashkuara.

“Lajme tragjike nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes ushtarake të fundit është një kujtesë e dhimbshme për rreziqet që përballen ata që shërbejnë.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria është pranë Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm.”, shkruan Rama.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!