Vdekja që këputi shqiptarët/ Psikologu: Vlerat fillestare krijohen në shkollë! Gazetarja: Në rrjete sociale video kërcënuese, policia t’i verifikojë

schedule20:48 - 19 Nëntor, 2024

schedule 20:48 - 19 Nëntor, 2024

Martin Cani, 14-vjeç u vra nga një bashkëmoshatar, pas një sherri të ndodhur mes tyre. Ngjarje e ndodhur në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet që ka tronditur opinionin publik.

Lule dhe heshtja kanë shoqëruar shkollën 9-vjeçare, pas vrasjes së 14-vjeçarit, të cili iu dha lamtumira e fundit këtë të martë. Psikologu Edmond Dragoti, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, theksoi se duhet të tregohen kujdes dhe një vëmendje më e shtuar ndaj adoleshentëve.

“Identiteti i fëmijës duhet të rritet në raport me suksesin fitimin e dijen, dhe jo pamjen e jashtme. Vlerat fillestare krijohen në shkollë, por shkolla duhet të ketë të drejtën e saj”, tha ai.

Nga ana e saj Etleva Delia autore e emisionit “Gjërat Tona” në ABC News, solli në vëmendje problematikat dhe se si rrjetet sociale janë kthyer në një shqetësim për adoleshentët, për shkak të dhunës që promovohet.

“Në momenti që ndodhin këto ngjare policia duhet të identifikojë. Vitet e fundit në platformat në rrjete sociale janë disa personazhe që nxisin dhunë dhe shesin antivlerat si vlera. Ndiqen ata që flasin për dhunë, pra janë këto modele. Një pjesë e adoleshentëve sillen në këtë formë, dhe si rregull patjetër që policia duhet ti verifikojë sepse ka edhe një sektor për të miturit. Autori në këtë rast do të rritet në një ambient që kur të dalë do të dalë më keq se hyri”, u shpreh Delia.

Analisti Skënder Minxhozi nënvizoi se pavarësisht se në ditët e sotme investime në infrastrukturë në shkolla janë shtuar, dhe mundësitë për dijë janë shumë më të mëdha, problemi shtoi ai është ka devijime përtej shkollës dhe familjes.

“Shkollat sot janë me godina shumë më të mira, mundësitë për dije janë të pafundme. Internetin që e përdor për t’u futur në platforma që predikojnë vrasje, mund t’i zëvendësosh për të marrë dije që të dihen. Problemi është që ne kemi devijuar përtej shkollës dhe familjes. Me të drejtë ne nuk jemi vend i dhunshëm ndaj të tretëve, por ndaj njëri tjetrit edhe po t’i shohësh shtrembër, rrezikon. Është një kulturë që të habit”, theksoi Minxhozi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!