Vdekja e një prifti në Kipseli të Athinës në Greqi ka tronditur komunitetin vendas në shtetin fqinj.
Chrysostomos Levoyannis u gjet i varur brenda banesës së tij mesditën e së mërkurës, 26 tetor, ndërsa rezultonte i zhdukur që prej 17 tetorit. Kanë qenë fqinjët e viktimës ata që kanë telefonuar policinë ditën e djeshme, e cila është përballur me pamje të rënda, kur ka parë priftin të varur mes gjakut.
Lajmi për vdekjen e tij, tronditi të afërmit e tij, veçanërisht besimtarët që shkonin në Kishën ku prifti predikonte, shkruan protothema.gr.
Sakaq autoritete greke po hetojnë dy pista, atë të vrasjes dhe të vetëvrasjes. Të dhënat e para treguan se bëhej fjalë për vetëvrasje, por ekspertiza mjeko ligjore hapur rrugë për pista të tjera, si ajo e vetëvrasjes.
Rasti po hetohet nga departamenti i vrasjeve në sigurimin e Atikës./abcnews.al/