Vdekja misterioze e 3 fëmijëve në Greqi, dyshohet se janë mbytur nga e ëma

schedule11:55 - 11 Prill, 2022

schedule 11:55 - 11 Prill, 2022

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen misterioze të Georginës, e cila dyshohet të jetë vrarë nga e ëma, Roula Pispirgou.

33-vjeçarja ndodhet në paraburgim në Koridhalo, Greqi.

Ndërkohë më 8 prill prokuroria dha urdhër për zhvarrosjen e 9-vjeçares, për të bërë hulumtime të hollësishme për vdekjen e vogëlushes.

Mjekët ligjorë kanë deklaruar se në trupin e 9-vjeçares janë gjetur shenja mbytjeje, shkruan protothem.gr.

Në këtë mënyrë rezulton se nuk ishte vetëm ketamina, substanca toksike që dyshohet se i dha e ëma, por ishte mbytja ajo që çoi vogëlushen drejt vdekjes.

Lexo edhe: Urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares në Greqi, dyshohet se u vra nga e ëma

Në rrethana të paqarta mbetet gjithashtu edhe vdekja e dy motrave të Georginës ,Malena dhe Irisi.

Dyshohet se Roula ka gisht ne vdekjen e 3 fëmijëve të saj.

Eksperti mjekoligjor tha në televizionin grek Skai se specialistët kanë zbuluar shenja mbytjeje në organet e Malenës dhe Irisit.

Lexo edhe: Gabimi që nxori zbuluar 33-vjeçaren dhe tre skenarët që mund të shpjegojnë vrasjen tre vajzave në Greqi

Sa i përket Georginës mjeku tha se 9-vjeçarja u torturua rëndë nga njeriu që e vrau, por shtoi se nuk ishte i sigurt nëse incidentet e mëparshme ishin për shkak të ketaminës.

Nga ana e saj, kryetarja e mjekëve të spitalit Athinë- Pire, Matina Pagoni, theksoi se sjelljet e prindërve ishin problematike që në fillim. “Një nënë nuk mund të sillet në atë mënyrë dhe një baba nuk mund të jetë kaq indiferent”, tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!