SHBA ka nisur sulmet në Siri pasi tre ushtarë u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm me dron në një bazë ushtarake në Jordani, shkruan Sky News.
Uashingtoni fajësoi militantët e mbështetur nga Irani për sulmin në Kullën 22, pranë kufirit sirian. Përgjigja e SHBA-së mund të formojë një “fushatë” duke përfshirë sulme dhe operacione kibernetike që zgjasin për javë të tëra.
Nga ana tjetër Garda Revolucionare e Iranit ka thënë më parë se do t’i përgjigjet çdo kërcënimi të SHBA-së.
/abcnews.al