Vdekja e tre motrave në Patras, avokati i 33-vjeçares: Ketaminën 9-vjeçares ia dhanë mjekët, jo e ëma

schedule18:52 - 27 Prill, 2022

schedule 18:52 - 27 Prill, 2022

Othonas Papadopoulos, avokati i 33-vjeçares greke Roula Pispirigou, që akuzohet të ketë lidhje me vdekjen e tre vajzave të mitura, ka folur sot për mediat rreth ketaminës. Avokati ka thënë se kjo substancë i është administruar 9-vjeçares Georgina të paktën dy herë nga stafi i spitalit ku ajo po merrte kujdes shëdetësor.

Siç Papadopoulos u shpreh,” ketamina iu tha vajzës në prill dhe qershor 2021 gjatë kohës kur ka qenë në intubim.

Sipas avokatit, klientja e tij Roula Pispirigou nuk ka pasur asnjë lloj dijenie për ketaminën dhe po ashtu, sipas tij, ketamina nuk i është dhënë asnjë herë vajzës me recetë për mjekim në shtëpi. Kujtojmë se, pas vdekjes, në gjakun e Georginës janë gjetur sasi vdekjepurëse ketamine, të cilën hetuesit dyshojnë që mund t’ia ketë dhënë vetë e ëma, Roula Pispirigou.

Kjo e fundit i ka mohuar të gjitha akuzat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!