Vdekja e tezes së Pizarros/ Nuk e kanë vrarë grabitësit, dyshohet se ka qenë infermierja e shtëpisë që e ka mbytur

schedule11:42 - 30 Janar, 2024

schedule 11:42 - 30 Janar, 2024

Meksika është ende në gjendje shoku pas vrasjes së tezes së Rodlofo Pizarro, lojtar i AEK-ut. Futbollisti meksikan humbi tezen e tij në orët e para të së hënës, ndërsa nëna e tij u plagos dhe u dërgua në spital.

Sipas një raportimi nga mediat vendase, tezja e mesfushorit të ekipit grek ka ndërruar jetë për shkak të mbytjes. Elizabeth Tomas Gonzalez ka vdekur nga mbytja dhe theksojnë se rasti ka të bëjë me shpërdorim besimi, duke nënvizuar se një infermiere e punësuar nga familja është ndër të dyshuarit kryesorë.

Në anën pozitive të rastit, siç raportohet, nëna e Pizarros dhe xhaxhai i tij janë jashtë rrezikut, por ende mbeten në spital.

“Ishte një shkelje e besimit nga një person që kishin punësuar për t’u kujdesur për një të sëmurë në shtëpi. Kjo është duke u hetuar”, tha ndër të tjera zëdhënësi i policisë.

Kujtojmë se familjarët e Pizarros përjetuan momente tmerri, pasi disa grabitës hynë në shtëpinë e tyre dhe plagosën mamanë e tij dhe xhaxhanë, ndërsa fillimisht u dyshua se vranë tezen e tij./h.ll/abcnews.al