Vdekja e të riut në duart e policisë, paralajmëron eksperti i kriminalistikës: Uroj mos të jetë një ngjarje ”Rasha 2”

schedule14:11 - 20 Tetor, 2022

schedule 14:11 - 20 Tetor, 2022

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku i riu Lear Kurti ndërroi jetë në duart e policisë pasi ishte shoqëruar.

Karamuço thotë se është herët për të dalë në përfundime, por vë në dukje probleme që janë ngritur edhe më parë, por nuk janë marrë parasysh nga policia.

Ndër të tjera, eksperti uron gjithashtu që mos të kemi të bëjmë me një ngjarja “Rasha 2”, duke iu referuar vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hadëraj.

Reagimi i plotë:

Çështja është në hetim dhe është ende herët të dalim në konkluzione, por ka disa gjëra që ne i kemi ngritur shpesh dhe policia nuk na ka dëgjuar. Asistenca dhe mbikqyrja psikilogjike dhe e shëndetit emocional të policëve të terrenit është shumë urgjente me qëllim që ata të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme sipas ligjit dhe procedurave standarde.
Ndihet emergjente rivendosja në funksion e minikamerave trupore operacionale të policisë së shtetit sepse do ndihmojnë shumë në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tilla. Nuk ka ende një informacion se pse janë hequr minikamerat.
Rregulli i artë për të cilët duhet bërë shumë punë trajnuese në vazhdim me policinë është që me prangosjen e personit mbaron forca e ligjshme e përshkallëzuar. Nga ai moment fillojnë të drejtat e njeriut.
Uroj mos jemi përpara një ngjarje Rasha 2 /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!