Vdekja e të miturit shqiptar, dorëhiqet ministri i Drejtësisë

schedule22:09 - 20 Mars, 2018

schedule 22:09 - 20 Mars, 2018

Ministri maqedonas i Drejtësisë ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të gjykatës që la të lirë autorin e aksidentit rrugor që i mori jetën një 4-vjeçari shqiptar.

Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bilen Saliji ka dhënë këtë të martë dorëheqjen nga detyra, pas vendimit të gjykatës për shfajësimin e autorit të një aksidenti që i mori jetën një të mituri shqiptar. Vendimin e tij, Saliji e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp, ku ka nënvizuar se dorëheqja është një akt moral. 4-vjeçari Almir Aliu humbi jetën në një aksident 2 vjet më parë dhe autori Boban Iliç u la i lirë nga gjykata, që anuloi akuzën e vrasjes.

Unë, si njeriu i parë i drejtësisë në ekzekutiv ndjej obligim moral të jap dorëheqjen si akt që shpresoj do të jetë sensibilizues edhe më i madh për vemndjen e institucioneve dhe shoqërisë në gjyqësor”.

Në fjalën e tij, Saliji ka thënë se rasti në fjalë ka lëkundur përkushtimin e tij për reformën në gjyqësor. Ai ka theksuar se, që nga marrja e detyrës është fokusuar në realizimin e pikave kyçe të saj, veprimtari që sipas tij është reflektuar në rastin e proceseve “Sopoti” dhe “Monstra”./abcnews.al