Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vdekja e të miturit, nisin hetimet/ Shkodër, prokuroria hetim për neglizhencë nga stafi mjekësor

schedule19:01 - 25 Shkurt, 2025

schedule 19:01 - 25 Shkurt, 2025

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet duke regjistruar procedim penal pas vdekjes së 3-vjeçarit ditë më parë në spitalin rajonal.  Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Shkodrës thotë se ka orientuar policinë gjyqësore në komisariatin e Vaut të Dejës për kryerjen e veprimeve të para hetimore. Abc News ka mësuar se procedimi penal ka nisur për neglizhencë në trajtimin mjekësor, ndërsa pritet verifikimi I veprimeve të prindërve dhe personelit të spitalit.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se motër e vella janë intoksikuar nga pesticidet që familjarët kishin përdorur për spërkatjen e një magazine pranë shtëpisë së tyre në fshatin Mjedë. Burime nga ekipi i analizave në QSUT konfirmojnë se fëmijët përveç simptomave nga virozat e stinës, gjendjes gripale t’i jenë mbivendosur edhe lëndët toksike.

Do të jenë rezultatet e analizave toksikologjike ato që do përcaktojnë shkakun e vërtetë.

Gjendja shëndetësore e vajzës 7-vjeçare nga Mjeda e Vaut të Dejës fatkeqësisht vijon të mbetet e rënduar ndërsa vijon që prej të shtunës në terapi intensive në QSUT.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!