Vdekja e shtetasit spanjoll, prokuroria e Lushnjes nis hetimet

schedule16:16 - 29 Mars, 2023

schedule 16:16 - 29 Mars, 2023

Prokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet për vdekjen e shtetasit spanjoll, Francisco Javier Carraso Cervilla.

47-vjeçari u gjet pajetë nga shoku i tij i dhomës në hotelin ku ishin akomoduar në Divjakë.

Ai gjet në dush, ndërsa dyshohet se dëmtoi veten me mjet prerës, thikë.

Ishte miku i tij i dhomës, Oskar Velasko, ai që e gjeti me damarët e prerë dhe që më pas i alarmuar njoftoi uniformat blu.

Francesko Servia punonte në zonën e Divjakës si specialist për montimin e pajisjeve të ujitjes në sera. Ai kishte mbërritur në datë 13 shkurt të këtij viti së bashku me mikun e tij.

PROKURORIA LUSHNJË NIS HETIMET PËR VDEKJEN E SHTETASIT SPANJOLL

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal nr. 146, të vitit 2023, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pa autor, lidhur me vdekjen e shtetasit spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla. Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!